Një tifoz i ekipi të Sheffield United ka qenë shumë i sigurtë në fitoren e ekipit të zemrës dje kundër Aston Villa-s.

Para ndeshjes, ai kishte kërkuar koeficientin për rezultatin 4-1 në kokë dhe kompania e basteve ia kishte ofruar atë me 2000. Tifozi me emrin Robert Siddall nuk ishte menduar dy herë dhe kishte vendosur 5 paund.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje u mbyll me shifrat 3-0, ndërsa fraksioni i dytë i lojës solli nga një gol për secilën skuadër, duke e bërë Siddall fitues të 10 mijë paundëve.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb