TIRANE– Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit, ku banka të nivelit të dytë kanë rënë pre e vjedhjeve, apo siç ishte dhe rasti i grabitjes në Rinas, Komisioni i Ekonomisë thirri në një seancë dëgjimore Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Detajet nga mbledhja i bëri publike vet kreu i këtij komisioni, Erjon Braçe. Sipas Braçes, seanca kishte në qendër të saj sigurinë fizike të sistemit bankar, ndërsa të dyja institucionet raportuan për aktet rregullatorë. “BSH do garantojë parametrat për sigurinë e bankave”, tha Braçe.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb