POGRADEC

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka “veshur” sot uniformën e vrojtuesit të plazheve shqiptare. Gjatë një vizitë në Pogradec, ambasadori i BE ka zhvilluar dhe një bisedë me drejtues të Federatës Shqiptare të Vrojtuesve të plazhit dhe duke u njohur me punën dhe angazhimin e tyre, ka vlerësuar këtë projekt të ri për mbrojtjen e jetës së pushuesve në plazhet shqiptare.

Whatsapp Image 2019 02 23 At 16.33.44 (1)

“Siguria është për mua qëllimi më i rëndësishëm i projektit. Siguria nuk ndalon në kufi. Ajo duhet të jetë e pranishme dhe të ofrohet kudo. Siguria është shumë e rëndësishme për turizmin, në mënyrë që ata të ndihen të sigurtë dhe ndihmon në zhvillimin dhe rritjen ekonomike të vendit dhe te rajonit.” – u shpreh Soreca.

Whatsapp Image 2019 02 23 At 16.33.44

Profesioni i vrojtuesit të plazhit është bërë i njohir vetëm gjatë viteve të fundit në Shqiperi, ndërkohë që me rritjen e numrit të pushuesve ka dalë si domosdoshmëri rritja e numrit të vrojtuesve të plazhit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb