Në një intervistë ekskluzive për televizionin News 24, senatori spanjoll Jose Cepeda rrëfen vizitën e tij zyrtare në vendin tonë, ku në fokus të takimeve me autoritetet shqiptare ka qenë siguria kibernetikë si dhe sulmet e fundit të rënda dhe të paprecedente nga hakerat iranianë.

Cepeda e ka bërë Shqipërinë pjesë të agjendës, pasi është i ngarkuar me mision nga Unioni Interparlamentar Botëror e Organizatës së Kombeve të Bashkuara të hartojë një raport global,  ku kërkohet që shtetet 20% të buxhetit për teknologjinë ta investojnë për mbrojtjen kibernetike.

Senatori spanjoll përgëzon qeverinë shqiptare për reagimin duke thënë se bëri gjënë e duhur që kërkoi në çast ndihmën e aleatëve dhe NATO-s duke mos e fshehur për asnjë moment sulmin agresiv ndaj sistemeve.

Fshehja e sulmit do te ishte fatale sipas tij. Një hap i tillë sipas senatorit na çon përpara terroristeve kibernetike.

Sipas Cepedës, mbrojtja më e mirë ndaj një agresioni të tillë, lidhet jo vetëm me modernizimin e teknologjisë, por edhe me adoptimin e instrumenteve ligjorë për lehtësimin e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit mes vendeve mike për të përballuar suksesshëm sulmet kibernetike ngado vijnë ato”.

Senator Cepeda, ju falënderoj qe pranuat ftesën e televizioni News24, është kënaqësi që ju kam në këtë bisedë…

Senator Cepeda: Shumë faleminderit Aurora, kënaqësia është e imja.

-Senator, cili është qëllimi i vizitës suaj në vendin tonë? Do doja te dija gjithashtu disa nga impresionet tuaja për Shqipërinë?
Per mua është nje kenaqesi e madhe te vija ne Shqiperi, mbi te gjitha per te punuar mbi nje pune e cila me eshte ngarkuar perpara disa muajsh, ne nje organizate boterore e cila bashkon punen e te gjithe parlamenteve te botes, dhe eshte Unioni Nderparlamentar boteror (IPU).

-Senator, ju keni pasur takime me disa autoritete te qeverise shqiptare përfshire, ministra, kryetaren e parlamentit, kryetare bashkish si dhe drejtues institucionesh duket se siguria kibernetike është kryefjala e takimeve qe keni zhvilluar. Çfarë keni diskutuar me ta?

Ndër përgjegjesitë që kam në Unionin Ndërkombetar Botëror të OKB-së, praktikisht eshte edhe puna per te ndertuar nje raport boteror mbi sigurine kibernetike, per t’i dhene mbrojtje dhe mbulim te gjithe vendeve.Eshte nje pune qe po behet se bashku me Kombet e Bashkuara, qe praktikisht terroristat kibernetik te mos kene resurset qe sot kane per te mundur te sulmojne ne nje menyre te thjeshte cdo vend. E verteta eshte qe duke patur parasysh edhe sulmet e fundit kibernetike te cilat kan ndodhur ne shqiperi, kam ardhur te flas me autoritetet per te vleresuar pak situaten dhe per te ditur me ekzaktesi cili ka qene problemi dhe si e kan zgjidhur.

-Misioni juaj, si përfaqësues i delegacionit spanjoll ne Unionin Nderparlamentar Botëror të Organizatës se Kombeve te Bashkuara është të përpiloni një raport në lidhje me sfidat e sigurisë kibernetike sot ne bote.
Cfare mund te na zbuloni ne lidhje me raportin tuaj te quajtur “Sulmet dhe krimet kibernetike, kërcënime të reja për sigurinë globale”. Si do te shërbejë ky raport për të kufizuar veprimet keqbërëse te kriminelëve kibernetikë?

Zhvillimi teknologjik i te gjithe vendeve e mbi te gjitha specifikisht fill pas pandemise se Covid-19, gjate te ciles miliona njerez blenin pajisje teknologjike, e qe perball asaj mbylljeje dhe kufizimeve te mund te flisnin me familjaret e tyre, per shembull ka patur nje pershkallezim te mahnitshme te integrimit dhe zhvillimit teknologjik ne te gjithe vendet. Kjo gjeneron nje zhvilim te madh por gjithashtu gjeneron risqe te larta, dhe objektivi praktikisht eshte te veme ne alert te gjitha vendet per te qene te ndergjegjshem perball ktyre rreziqeve dhe te merrnin vendime per ti evituar. Ju jap nje shembull, sapo kemi patur disa sulme kibernetike qe kane ndodhur ne vende si Norvegjia, Kanadaja, ne vendin tim Spanjen, pikerisht sot ne mengjes mesuam qe ka patur tentativa te reja per te sulmuar vende te Bashkimit Europian, per shembull Portugaline, ku te premten e kaluar ka patur nje sulm kibernetik qe ne linjat ajrore portugeze, ku kane nxjerre rreth 1.5 milion te dhena te te gjithe perdoruesve, duke perfshire ketu nje rrisk te te dhenave personale te Presidentit te portugalise, dua te them qe asnje vend realisht nuk perjashtohet nga nje sulm kibernetik, dhe pikerisht ajo qe po bejme eshte te punojme qe bashke me Kombet e bashkuara te percaktojme nje kornize minimale ne te gjitha vendet per te punuar, nese deshironi tani mund te flasim pak edhe per disa propozime qe do te behen pikerisht ne kete raport.

Në këtë raport botëror që ju po hartoni a është pjesë edhe Shqipëria?
Sigurisht, po analizojme te gjitha incidentet kibernetike qe jane ne cdo vend te botes, ka patur disa te tilla ne Azi, gjithashtu ne Ameriken Latine, qe do te thote qe kriminelet kibernetik nuk kane kufij, dhe ajo qe duam te bejme eshte qe praktikisht te dalim me propozime. Si fillim ne nivel legjistlativ aty ku vendet do te kene mundesine te lehtesojne procedurat, sepse duke ju referuar sistemeve te ndryshme te gjyqesorit qe ka mes nje vendi dhe tjetrit, qellimi eshte te mund te lehtesojme nderhyrjet e autoriteteve te cdo vendi ne nje forme te koordinuar. Pike se dyti per shembull do propozojme qe 20 % e investimeve te medha qe bejne vendet ne sistemet dhe zhvillimet teknologjike, te pakten 20% te jete e destinuar per sigurine kibernetike. Dhe gjithasht e fundit, agjensite kombetare te sigurise kibernetike duhet te ekzistojne, ka vende qe nuk kane as minimumin e ketij mekanizmi, eshte shume e rendesishme qe te ekzistojne, te pakten qe cdo vend te kete nje agjenci kombetare te sigurise kibernetike. Ajo duhet te kete gjithashtu kapacitetin qe te koordinohet me agjencite kombetare te vendeve te tjera te botes, ne nivel boteror, kjo eshte nje ceshtje ne nivel global , sepse Kombet e Bashkuara duan te ndertojne nje sistem boteror ku te kene ne qender inteligjencen dhe sigurine kibernetike si dhe te kene resurse te mjaftueshme per te mundur te ndajne mes tyre ate cka mund tu ndodhe.

-A keni ndarë detaje të raportit tuaj edhe me autoritetet shqiptare gjatë takimeve që keni zhvilluar? U keni dhënë ekspertizen tuaj apo këshilla? A keni marr prej tyre informacionin që keni kërkuar?
Po, sigurisht qe po, e para qe duhet thene eshte qe ende eshte ne proces e siper. Ne do ta aprovojme me shume mundesi ne Samitin e Bahreinit qe do te mbahet ne Unionin Nderparlamentar Boteror ne mesin ose fundin e vitit te vjen, e mund t’ju them qe kjo shkon paralelisht me punen qe po zhvillohet ne Kombet e Bashkuara per tu shfaqur ne samitin e ardhshem boteror qe do te tjete per sigurine kibernetike. Besoj se samiti do te mbahet ne fillim te vitit 2024 dhe praktikisht tani po degjojme cdo sistem dhe cdo gabim te mundshem per te patur mundesin te gjejme zgjidhje te qendrushme per keto probleme

Senator, ju me siguri jeni ne dijeni te faktit se hakerat iranianë ishin ata që goditën sistemet dhe shërbimet qeveritare shqiptare Ky është përfundimi i një raporti të FBI-së dhe Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës amerikane te cilat kanë analizuar sulmet kibernetike të Iranit kundër qeverisë . Ju keni zgjedhur te vizitoni Shqipërinë i nxitur dhe nga këto zhvillime te fundit?

Vizita ime ka te beje mbi te gjitha me vleresimin e strukturave te ndryshme te vendeve dhe pergjigjet qe keto vende u japin sulmeve kibernetike. Nuk eshte me shume rendesi autoresia nga vijne keto sulme por me shume na intereson te dijme qendrimin me ane te resurseve qe kane, ne kete kuptim dua te them qe duhet te pergezoje qeverine shqiptare sepse gjeja e pare qe kane bere me duket nje qendrim dhe sjellje shume e mire. Qeveria shqiptare pranoi se ka patur nje problem.Te kerkosh ndihme te menjehershme dhe bashkepunim nderkombetar eshte e rendesishme. Me pas kan ardhur pergjigje e menjehershme nga Bashkimi Europian, menjehere eshte pergjigjur NATO. Sherbimet inteligjente te Shteteve te Bashkuara kane dhene ndihmen e tyre menjehere dhe disa koorporata te medha si Microsoft gjithashtu. Me duket shume e rendesishme sa i takon sigurise kibernetike qe te ndahen sukseset me te gjitha vendet, por duhet si fillim te pranosh qe ka pasur nje sulm kibernetik.

Po ju si i keni përballuar sulmet kibernetike në vendin tuaj? Reaguat menjëhere?
Po, keshtu ka qene. Ne fakt publikisht u pranua se qe telefoni personal i Presidentit ishte sulmuar. Personalisht mendoj se ishte veprim i duhur qe ky fakt u nda me opinionin publik dhe mbi te gjitha me inteligjencen dhe me sherbimet informative te vendeve te tjera. Duhet qe ky informacion te behet i ditur dhe te evidentohet. Per shembull ,sic ka bere Shqiperia, prandaj flas per punen e mire qe ka bere qeveria sepse pranoi qe ka nje problem. Kjo beri qe aleatet psh NATO apo Europa, u erdhi ne ndihme menjehere dhe bashkepunoi me qeverine duke u munduar te zgjidhnin problemin. Ka nje tendence ndryshe ne disa vende, ku vendimet merren nga frika, ne vend qe te pranojne se ka patur nje deshtim ne sistemet e tyre, ata e fshehin, nuk e thone, ky eshte nje problem. Ne thelb, dikush qe e fsheh informacionin dhe nuk e ndan problemin me e tjeret , i bie qe te jene githmone nje hap pas terroristave kibernetik. Duhet te reagojme sa me shpejt te jete e mundur , ne menyre qe mund ti gjejme e ti kapim aty ku ndodhen.

Nëse Shqipëria do te duhej te ngrinte kapacitetet e veta në fushën e sigurisë kibernetike çfarë do t’i sugjeronit qeverise shqiptare dhe si e shikoni po në këtë prizëm bashkëpunimin me universitetet që përgatisin kapacitete në fushën e sigurisë kibernetike?
Pa dyshim siguria kibernetike eshte nje nga fushat e te ardhmes, nje nga gjerat qe theksova nga bisedat qe zhvillova me autoritetet zyrtare shqiptare, eshte qe pas teknologjise ne menyre qe gjerat te funksionojne, duhet te kete talent, duhet te kete inxhinier te mire, persona qe studiojne teknologji, dhe nje nga gjerat qe vume re , inxhinieret amerikane qe kane bashkepunuar me autoritetet shqiptare, thane se ne Shqiperi ka talent, ka njerez qe kane kapacite te larta ne te mesuarin e teknologjise te avancuar. Une besoj qe jemi ne nje vend qe pervec rritjes dhe punes politike qe po zhvillohet per integrimin e vendit ne Unionin Europian dhe me negociatat te cilat kane marre rruge tashme, me tekste dhe modele te sistemeve edukative, une besoj se ka nje projektim shume te mire per te ardhmen. Ne kohet qe jetojme nuk eshte e rendesishme vetem te studiojme informatike, eshte shume e rendesishme edhe bota e rrjeteve sociale, instagrami, tik tok-u, facebook-u, tëitter-i.Eshte e rendesishme qe qysh ne moshe te vogel, femijeve qe fillojne e perdorin telefonat, ipadet, tabletat, eshte e rendesishme te mesojne qe pas teknologjise mund te kete rreziqe. Ka avantazhe te medha, ka mundesi te medha, por gjithashtu do te na duhet te edukojme shoqerine qe ne femijeri. Une besoj qe kjo eshte nje gje qe duhet punuar qe qe ne edukimin fillor e deri ne univeritet, por eshte edhe e vertet qe ne te gjithe sistemet edukative europiane po mendohet qe femijet duhet te fillojne te njohin ku jane limitet e perdorimit te resurseve teknologjike.

Si ju duket fakti që nxënësit e klasave të para, sot mësojnë kodim. A jemi në rrugën e duhur?
Ne fakt eshte shume mire, kur pata mundesine te takkohesha me Kryetaren e Parlamentiti Nikollen, ajo me shpjegoi se ka qene edhe Ministre e Arsimit dhe kishte vene ne zbatim disa inisiativa te kesaj natyre, gje qe me duket se eshte shume e mire, sepse si perfundim femijet duhet te integrohen qe te vegjel ne te gjitha keto dinamika. Kjo i jep siguri edhe vendit ne te ardhmen.

-Senator puna juaj fokusohet edhe ne krijimin e agjencive kombëtare të sigurisë kibernetike te cilat do te veprojnë në mënyrë të koordinuar ne nivel global. A do te jete pjese e projektit vendi ynë pasi ju e dini që u godit nga sulmet kibernetike në mënyrë të paprecedentë dhe të rëndë…

Shqiperia ne kete moment eshte duke punuar ne menyre aktive, gjithashtu eshte pjese e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara, nder te tjera eshte nje aktor internacional shume aktiv, ne kemi nje debat te hapur, ju them se ne samitin e Kombeve te Bashkuara qe do te zhvillohet ne fillim te vitit 2024, kemi akoma edhe me shume se nje vit kohe per debate per shkembim idesh mes qeverive te botes, gjithashtu dhe Shqiperise, edhe per me teper te entiteteve sociale, duhet qe ekipet teknike dhe ekipet e inteligjeces se shume vendeve te mund te sjellin punen e zhvilluar, dhe te gjithe keto ide dhe propozime te shfaqen ne samitin e ardhshem boteror qe do te jete ne 2024 nen mbikqyrjen e Kombeve te Bashkuara, te percaktoje disa korniza, mbi te gjitha qe vendet te mund te jene shume me te mbrojtur ne te ardhmen perballe terrorristave kibernetike.

Dëmi global i shkaktuar nga krimi kibernetik arriti në 6 trilion dollarë vitin e kaluar. Deri në vitin 2025, kjo mund të rritet në 10.5 trilion dollarë. Kjo përfshin vjedhjen dhe shkatërrimin e të dhënave, krimet financiare, vjedhjen e pronës intelektuale e krime të tjera, si dhe koston e riparimit të dëmit. Çfarë mund te beje OKB për të minimizuar demet?
Sigurisht qe te investohet ne sigurine kibernetike, ne fakt per shembull, ne bisedat qe kam patur mundesi te flas me Interpolin, qe eshte nje organizate qe bashkon te gjithe policite e botes, na thane qe eshte e rendesishme gjithashtu te implementohen sisteme ne te cilat nga ana e vendeve te mund te identifikohen qytetaret nga pikepamja e mbrojtjes se te dhenave personale. Ne kete kuptim jemi duke punuar dhe ka nje projekt ne Europe mbi te cilin po punohet dhe quhet Eidas 2, dhe ky projekt konsolidohet me ane te nje teknologjie block-chein, behet fjale per te mbrojtur qytetaret, shtetet duke u varur nga prioritetet gjithmone politika varet nga keto prioritete qe zhvillohen, une mendoj se siguria kibernetike eshte nje teme e nje rendesie te vecante, dhe kete po e shohim ne shiperi por po e shohim edhe ne vende te tjera, sa me shume te inverstojme tani ne mbrojtjen e sistemeve tona informatike, thelbesisht po mbrojme qytetaret tane dhe ne fakt po mbrojme demokracine tone.

– Një këshille për shqiptaret si mund te mbrohen nga krimi kibernetik dhe si mund te jene vigjilente pasi është dhe fusha juaj e ekspertizës?
Mbi te gjitha qe te jene te ndergjegjshem qe ka rreziqe, shpesh here i perdorim te dhenat tona personale me shume lehtesi, publikojme foto personale pa e ditur qe mund te perdoren kundra nesh, perdorim mesazhe pa ditur se ka aplikacione te cilat te nesermen mund ti perdorin keto mesazhe kunder nesh, do te thote qe duhet qe cdo qytetar te jete i ndergjegjshem qe teknologjia sigurisht na ka hapur nje fushe te gjere mundesish por pas teknologjise ka edhe nje fushe rreziqesh te dukshm, ajo qe duhet te bejme t egjithe si qytetar eshte te jemi te ndergjegjshem se keto rreziqe mund te ekzistojne dhe si vend te investojme me shume per tia bere edhe me te veshtire kriminelave kibernetike, terrorristave kibernetik, mundesine e sulmeve ndaj sistemeve tona, ndaj demokracine tone, ndaj sistemeve te vlerave dhe sistemeve te jetes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb