Ish-ministri dhe deputeti i PD, Tritan Shehu ka mbetur i habitur nga paralajmërimi i ambasadës së SHBA se Lazarati ka siguri të paqëndrueshme për shkak të krimit e dhunës prej kultivimit të marijuanës.

Shehu shpreson që ky të jetë lapsus absurd apo hakerim provokativ.

Madje ai i fton që të shkojnë bashkë në Lazarat për të vizituar fshatin e takuar banorët si dhe për të pirë kafe.

Sipas Shehut, komuniteti lazaratas është bartës i vlerave ideale demokratike, europiane dhe miqësisë së thellë me SHBA. Në një lidhje për ”News24”, Shehu pohon se ka qenë vetë disa ditë më parë në Lazarat dhe do të shkojë prap përtej të qenit deputet i zonës, fshati Lazarat për të është shumë i qetë dhe me njerëz të ndershëm.

Ai akuzon qeverinë shqiptare si nxitëse të kësaj shpifjeje për hakmarrje ndaj Lazaratit që përfaqëson vlerat demokratike.

”I sigurt që është shpifje dhe nxitje e qeverisë që do të godasë Lazaratin dhe të hakmerret. Nuk dua të bëj analiza globale të SHBA, jam ndër admiruesit më të mëdhenj të SHBA, nga ndjekësit më të mëdhenj. Unë në Lazarat shkoj vazhdimisht, s’mbaj mend kur isha herën e fundit.

Nesër do të jem sërish në Lazarat. E njoh mirë Lazaratin, Gjirokastrën, Përmetin, Tepelenën, Këlcyrën. Pak ditë më parë kam qenë në Lazarat. E di mirë, unë jam deputet i asaj zone, kanë votuar për mua. Detyra ime është të bashkëjetoj me ta, të përpiqem me ta, ti ndihmoj dhe të mbroj dinjitetin e tyre.”- tha Shehu.

STATUSI NGA TRITAN SHEHU

Po lexoj thellesisht i habitur ne media dhe Web Site e Ambasades se ShBA nje lajm per Lazaratin, ku ai cilesohet si nje zone krimi, e pa sigurte edhe per policine, per shkak te kanabisit.

Kam mbetur “pa fjale” nga ky publikim, qe shpresoj te jete nje lapsus absurd ose ndoshta dhe nje hakerrim provokativ.

Si perfaqesues i atij komuniteti fisnik, puntor e te ndershem, dhe i te gjithe Qarkut te Gjirokastres, desheroj te garantoj cilindo per situaten tejet normale, jashte cdo perfshirje ne krim, te atij fshati ku askush nuk mund te gjeje qofte dhe nje rrenje kanabis.

E bej kete duke e ftuar cdo njerin qe desheron te shkojme se bashku, te vizitojme, te bisedojme me banoret aty dhe pse jo te marrim edhe nje kafe.

Ai komunitet, i persekutuar rende gjate komunizmit, i lene krejt ne harrese e persekutim nga rregjimi i Rames, eshte bartes i vlerave e idealeve demokratike, Europiane dhe te miqesise se thelle me ShBA.

Ky eshte realiterti aty qe nuk mund te tjetersohet as nga keq informimet dashakeqese te Qeverise sone e instrumentave te saj, si pasoje e nje urrejtje patologjike, pikerisht per shpirtin demokrat te lazaratasve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb