Vështirësitë e punonjësve dhe mungesa e sigurisë kanë shkaktuar në vijimësi aksidente në punë, shpesh me pasoja fatale për jetën.

Tonin Gjinaj, kryetar i Sindikatës së Transportit dhe Telekomunikacionit e vë theksin te mosrespektimi i kontratës kolektive në shumicën e institucioneve.

Sipas përfaqësuesit të KSSH, në Durrës porti mbetet një sfidë më vete, ku punonjësit kanë humbur edhe jetën.

Ai i bën thirrje Inspektoriatit të Punës që të zgjohet nga gjumi letargjik dhe të kontrollojë kushtet e munguara në këtë sektor dhe më gjerë.

“Jemi sot në Durrësit pasi kemi një vizitë në por për problemet që ndodhën. Pas asaj ne do të raportojmë në federatën tonë përkatëse. Porti i Durrësit është një nyje e veçantë, një objekt i rëndësisë së veçantë, për sindikatën është një sfidë e veçantë. Këtu në port kemi 200 e pak anëtarë.

Kontrata kolektive nuk është konform Kodit të Punës. Kemi çështje në prokurori për falsifikimin e dokumenteve nga një sindikatë që nuk është profesioniste”, u shpreh ai.

Të njëjtin qëndrim kanë edhe përfaqësuesit e Sindikatës së Transportit të Malit të Zi, duke sjellë në vëmendje humbjen e jetës së marinarit 22-vjeçar në Porto Romano, tri ditë parë.

Ndërkohë, problematikat me të cilat përballen punonjësit në çdo sektor, jo vetëm në Durrës, por në mbarë vendin mbeten të shumta dhe pa zgjidhje nga institucionet përgjegjëse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: