Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka treguar shkakun e shtyrjes ë protestave të shtatorit.

Ai u shpreh në emisionin “Opinion” se ato nuk u zhvilluan për shkak të sulmeve të hakerave në mënyrë që të mos rrezikohej siguria kombëtare.

“Nuk u bë në shtator për arsye të sigurisë në vend edhe për shkak të hakërrimeve të sistemeve në vendin tonë”, u shpreh Ilir Meta.
Ai deklaroi se nuk ka frikë nga asnjë vendim nga drejtësia.

“Nuk kam frikë nga asnjë vendim jo më nga ato instrumente që po i keqpërdor Edi Rama. Nuk kam pasur asnjë lloj thirrje. Sa herë të më thërrasin do të shkoj dhe do ju informoj se çfarë kam thënë” tha Meta.

Meta foli edhe për rolin e opozitës në zgjedhjet lokale. “Berisha është si Cristiano Ronaldo. Opozita duhet të shikohet si institucion i rëndësisë kombëtare”, deklaroi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: