Shoqata “EVU–Albania”, pjesë e shoqatës europiane “EVU” për Analizën dhe Rindërtimin e Aksidenteve Rrugore në Europë, organizon për herë të parë në Shqipëri simpoziumin me tematikë: “Analiza e Aksidenteve, Siguria Rrugore dhe Sfidat e Sigurimeve”.
Dita e parë e simpoziumit u zhvillua në ambientet e Universitetit Politeknik nën drejtimin e drejtuesit të “EVU–Albania”, Dr.Ing. Alfred Hasanaj. Këtë të mërkurë për ekspertët autoteknikë u mbajt një trajnim mbi rindërtimin e aksidenteve rrugore nga Eksperti Gjerman, drejtuesi i EVU Europe, Dr. Dipl.-Ing. Michael Weyde.
Drejtuesi i “EVU–Albania”, Dr.Ing. Alfred Hasanaj sjell detaje rreth këtij simpoziumi që vjen për herë të parë në vendin tonë.
Nesër më datë 13 Qershor 2025, përveç trajtimit të temave mbi aksidentet rrugore, sigurinë rrugore dhe sfidat e sigurimeve para sheshit “Nënë Tereza” është planifikuar realizimi i një përplasjeje live të mjeteve.

Shoqata “EVU Albania” do të aplikojë për herë të parë në Shqipëri metoda te teknologjisë së fundit për këqyrjen (dokumentimin) e vendit të ngjarjes së aksidenteve dhe leximin e kutisë së zezë të automjetit.
(BalkanWeb)