AKU ka zbarkuar në terren për të garantuar sigurinë ushqimore pranë institucioneve arsimore në vend (shkolla, kopshte, çerdhe). Mësohet se në rang vendi janë kryer 227 inspektime.

Konkretisht, nga trupat inspektuese janë marrë 65 masa administrative me paralajmërim, 13 masa administrative me gjobë në vlerën 1 720 000 lekë si dhe dy ndërprerje aktiviteti.

Ndërkohë gjatë inspektimeve, janë dhënë edhe këshillime ndaj subjekteve duke bërë të mundur eliminimin e problemeve që mund të konstatohen nga produktet ushqimore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb