TIRANË

Siguria ushqimore është kthyer në qendër të vëmendjes se qeverisë. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në një tryezë me grupe interesi dhe afaristë tha se është i gabuar fakti që të bëhen përgjegjëse të gjitha sipërmarrjet, pasi sipas tij, nuk janë të gjitha njësojë.

Ai tha se ka ende probleme në fushën ushqimore, por shtoi se me ndryshimet në Kodin Penal do të dënohen ata që abuzojnë me shëndetin e qytetarëve, duke propozuar se abuzuesit do ndëshkohen deri në 15 vite burg.

Gjithashtu Rama kritikoi ashpër edhe Agjencinë Kombëtare të Ushqimit, e cila në pikëpamjen e kreu të qeverisë nuk e ka kryer siç duhet misionin e saj.

“Është një temë jashtëzakonisht e rëndësishme me një peshë të jashtëzakonshme të opinionit publik në pikëpamje të ndjeshmërisë që ajo ka. Sot në Shqipëri ka një numër të madh sipërmarrësish, që i janë dedikuar me pasion dhe me këmbëngulje dhe me shumë sakrifica këtij sektori, për të prodhuar dhe për të eksportuar ushqim. Nëse ushqimet tona me origjinë bujqësore do të ishin produkt i hormoneve, do të ishte e pamundur që Shqipëria të kishte një trend pozitiv të eksporteve. Edhe ju duhet të bëni punën tuaj edhe për zhurmat që bëhen. Ju e dini shumë mirë se çfarë do të thotë të prodhosh për tregun europian. Nga ana tjetër do të ishte e padrejtë, që në të përpiqeshim të mbulonin problemet, rreziqet reale, që kërcënojnë shëndetin e njerëzve nga produkte të pa certifikuara.

Të gjithë sa bëhet për të larguar ushqimin nga rruga, për të larguar prodhimet e ushqimeve që nuk i përmbushin kushte, për të mos lejuar therjen e mishit jashtë standardeve, janë veprime që kanë të bëjnë me shëndetin.  Unë besoj shumë se ka një element po kaq të rëndësishëm që lidhet  indirekt me aspaketin e sigurisë. Nur rriten ashtu siç duhet kompanitë serioze, nëse nuk garantohet siguria, pasi pasiguri stimulon konkurrencën e pandershme.

Konkurrohet padrejtësisht dhe pengohen që të jenë pjesë e rregullave të lojës. Kjo është një prishje e rregullave të lojës dhe në fund fare nuk i shërben as ekonomisë dhe as sigurisë. Sot kemi kompani më të konsoliduar si pasojë e punës së tyre dhe patjetër që sot kemi edhe një isntitucion që merret me këtë proces dhe është më i fokusuar dhe është me rezultat më të mirë sec ishte 4-5 vite më parë. Nuk mund të themi se e kemi garantuar plotësisht, produktin që ju shiten qytetarëve, konkurrencën. Një nga aspektet  problematike ka të bëjë më ndëshkimin.   AKU është shumë larg garantimit të sigurisë ushqimore.

Kjo është një betejë e ngjashme me betejat e ndryshëm për të vendosur ligj dhe rregull në sektorët e tjerë. Kush merr përsipër të cenojë një rend ligjor, që garanton zhvillimin e një sektori duhet ë përballet me ligjin. Kush abuzon duhet të përballet me konseguencat. Sot referohen dhe janë 65 materiale dhe siç e thashë edhe më parë përfundojnë në kosh dhe ne jemi të vendosur për ndëshkim me heqje lirie, dhe ndalim përgjithmonë të personit për t’u marrë me atë aktivitet dhe patjetër edhe me dëmshpërblimet përkatëse. Për abuzuesit do të shkojmë me propozim nga 10-15 vite burg dhe heqje e të drejtës për t’u marrë me këtë aktivitet edhe pasi të dalësh nga burgu”-tha kryeministri.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: