TIRANË

Kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla pohoi nga rubrika “Opinion” në News 24 se qeveria do të ashpërsojë Kodin Penal për të gjithë ata persona që abuzojnë me sigurinë ushqimore, por edhe ndaj atyre që bllokojnë rrugët.

Gjithashtu ai foli edhe për fenomenin e blerjes së votës, ndërsa  pohoi se është përmirësuar ndjeshëm kuadri ligjor. Sipas tij, të gjithë ata që thyejnë ligjet dhe përfshihen në këtë fenomen do të ndëshkohen me burg.

Pjesë nga biseda:

Pyetje:A ka probleme në Shqipëri z. Balla, për opozitën është blerja e votës, për të tjerë është sistemi zgjedhor. Si do t’ia bëjmë me blerjen e votës?

Balla: Blerja e votës është një problem edhe në disa vende europiane. Në Rumani ka pasur mbi 200 kallëzime penale, po ashtu në Bullgari ka pasur raste pafund të shkëmbimit të votës kundrejt parasë. Një gjë është e sigurtë, se Shqipëria ka kuadrin më të ashpër në kod dhe rrezikon të dënohesh deri në 5 vite burg për shkeljet. Sot kemi depozituar një paketë  shtrëngimi në Kodin  Penal, të cilat fillojnë nga siguria ushqimore. Ne shohim sot  një grup politikanësh të korruptuar që po u pengojnë rrugët shqiptarëve të ndershëm,  që të shkojnë për një vaki apo për një gëzim tek të afërmit. Ne këtë e kemi bërë vetëm dy herë në dy momente, kurse këtë fazë të tyre kemi disa vite që e shohim”-tha mes tjerash Balla.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb