TIRANË- Cezar Adolfo Avila dhe Walther Moren Juan Moreno, dy kolumbianët e dyshuar si ekspertë të përzierjes së kokainës, të cilët u vunë në pranga në Xibrakë të Elbasanit, ku u zbulua një laborator përpunimi drogërash të forta, kanë hyrë në Shqipëri dy muaj më parë. Në dëshminë e dhënë para prokurorëve të Krimeve të Rënda, dy të dyshuarit për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, kanë deklaruar se nuk janë paguar për punën e bërë.

Pikërisht nga kjo deklaratë merr spunto edhe Ylli Dylgjeri, i cili nëpërmjet një statusi në Facebook shprehet i indinjuar që kolumbianëve mirë që nuk iu është dhënë rroga, por as nuk iu janë paguar sigurimet shoqërore.

“Edhe për kolumbianët si kanë derdhur sigurimet..???Zotërinjve kolumbianë që kanë punuar dy muaj në laboratorin e drogës në Elbasan, jo vetëm rrogën, por as sigurimet s’ja kanë paguar? Turp! Kështu trajtohen popujt e një zakoni? Paskan punuar me të bardhën…në të zezë!!! Ky është hall…”, ironizon ai.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: