TIRANË

Mjeku i njohur urolog Artan Koni është skeptik për sigurimin e vaksinës kundër COVID nga Shqipëria në tre muajt e parë të vitit të ardhshëm ashtu sicc janë shprehur deri tani nga autoritetet shqiptare. Në rubrikën “Opinion” në Neës24, Koni tha se procesi për sigurimin e vaksinës po ecën shumë ngadalë, kur duhet të ishin kohë më parë tratativat. Ndërkohë ai evidentoi mungesën e infrastrukturës si një tjetër problem serioz dhe që sipas tij nuk ekziston në Shqipëri. Ai tha se dhe vaksina e gripit që ruhet në 2 ose 8 gradë ka 25% firo në rang botëror, por ne nuk mund të lejojmë firo tek vaksina e COVID.

Kjo përkthehet në kosto?
Jo në kosto monetare, në kosto njerëzore. Nuk kemi kushte që të humbasim asnjë vaksinë. Duhet të ngrihet infrastruktura dhe patjetër që duhet të lobojmë dhe duhet të ishte mbyllur kjo që të marrim vaksinën më shpejt se ta sigurojë COVAX.

Pse jeni skeptikë për mbërritjen në Shqipëri të vaksinës?
Sepse shoh që po ecin me ritme shumë të ngadalta. Sot dëgjova një nga ekspertët që tha po shohim mundësi të tjera përveç COVAX. I bie tani ka filluar tratativat për të marrë vaksinën më shpejt se COVAX. Këto tratativa duheshin bërë shumë kohë më parë. Përpara se të bëhen tratativat duhet të ngrihet infrastruktuura.

Ne nuk i kemi?
Patjetër që ne nuk i kemi. Nuk i kishte as Greqia. Në fillim ngriti infrastrukturën që në çastin që të vijë vaksina të mos shkojë dëm. Duhet të kemi infrastrukturë për ta mbajtur dhe shpërndarë. Bëhet fjalë dhe tek vetë ambientet ku do vaksinohen. Është problem dhe në Gjermani, ku kishin vështirësi për të siguruar ambiente të mëdha ku do vaksinohet populli.

Pse?
Imagjinoni që vjen pacienti për vaksinim. Nxirret vaksina, pritet deri sa të shkrijë dhe më pas i bëhet pacientit dhe pas vaksinimit duhet të presë të monitorohet. Duhet ekip mjekësor. Do jenë 200 pacientë që do presin. Duan kushte, hapësirë fizike për distancën. Edhe vetë ambientet fizike duan një infrastrukturë. Mendohet që pikat e vaksinimit të mos jetë një por disa. Shumë.

Por mund të jenë krijuar kushtet dhe ne nuk e dimë?
Në qoftë se do ishin bërë do i kishim parë për të treguar që po bëjmë diçka.

Vendet që po i sigurojnë vaksinat, nuk mendoni se do na e sigurojnë dhe ne sipas kushteve?
Transportin deri në Durrës ta sigurojnë. Por më pas nuk mund ta sigurojnë. Nuk mund të vijë Pfizer në Shqipëri dhe të sigurojë dhe infrastrukturën. Ai të siguron vaksinën.

Kur vjen një vaksinë në një shtet vjen me frigoriferë të stërmëdhenj dhe më pas duhen shpërndarë në disa zona, siç bëhet me vaksinat normale, me vaksinat e gripit.

Për vaksinën e gripit ruhet në 2 ose 8 gradë megjithatë kemi 25% firo në rang botëror. Nga këto problemet e vogla të depozitimit dhe transportimit të vaksinës. Dhe aty nuk është asgjë perfekt. Sa do jetë firo tek COVID, patjetër që do jetë shumë më e madhe.

Kjo përkthehet në kosto?
Jo në kosto monetare, në kosto njerëzore. Nuk kemi kushte që të humbasim asnjë vaksinë. Duhet të ngrihet infrastruktura dhe patjetër që duhet të lobojmë dhe duhet të ishte mbyllur kjo që të marrim vaksinën më shpejt se ta sigurojë COVAX.

Pse nuk u përgatit?
Me çfarë kuptoj unë besoj nuk i është dhënë rëndësia e duhur ose është besuar më shumë seç duhet tek COVAX, është shumë më i lirë. Është më e lirë për shtetin të marrë vaksina nga COVAX se të shkojë tek Pfizer, Moderna, Astrazeneca. COVAX-i ka atë mangësinë që të vjen shumë më vonë se vendet e tjera.

Besoni se do arrijë në 3 muajt e parë?
E shoh të vështirë, shpresoj që po. Deklaratat që do vijnë në periudhën janar-mars më duken pak ambigue. Çfarë do të thotë periudha janar-mars? Mund të thonë do vinë në 10 shkurt. Në çastin që themi në tre muajt e parë, do të thotë që akoma nuk janë mbyllur tratativat. Tratativat mund të përfundojnë dhe pa sukses. Atëherë i bie të presim COVAX, që mund të vijë nga mesi i vitit të ardhshëm.

Në çastin që unë do isha ministër Shëndetësie do isha më se i lumtur që pasi të mbyllja tratativën, t’i thosha popullit vaksina do vijë më 15 janar. Është qetësim i madh për publikun dhe unë e përdor. Uroj të mbyllen këto tratativa. Patjetër që duhet të punojmë a thua vaksina do vijë në janar. Të ngremë zinxhirin tjetër, që vaksina që do vijë të mos shkojë dëm.

Varianti i ri i koronavirusit…
Ka transmetueshmëri më të lartë por nuk ka atë fuqi, kalohet më lehtë se virusi i parë. Nuk ka një studim të përfunduar akoma, por nëse do i besojmë ministrit të shëndetësisë së Anglisë them se ky virus është më i butë, kalohet më lehtë.

Po një njeri që e ka kaluar më përpara?
Besoj që nuk do infektohet fare. Përveç antikorpeve që qarkullojnë në gjak është dhe memoria qelizore që na mbron nga viruset gjatë gjithë jetës. Ndaj thuhet që ai që ka kaluar COVID-in ka shumë pak shanse të infektohet nga varianti i ri. Dhe vaksina të mbron nga ky variant i ri. Këto janë njohuritë paraprake.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb