Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një grua qëlloi pesë persona jashtë një lokali ku po këndonte këngëtari i muzikës country, Dierks Bentley në Denver të shtunën pasi iu refuzua hyrja. Policia po kërkon për të dyshuarën, e cila është ende e lirë, pesë ditë pas të shtënave jashtë Whisky Row, një zonë e ngarkuar për jetën e natës në qendër të qytetit.

Gruaja mund të ketë synuar të qëllojë personelin e sigurisë së lokalit, i cili e kishte penguar të hynte sepse dyshonin se ajo po përdorte identitetin e një personi tjetër, thanë hetuesit. Më pas ajo u kthye, nxori një armë dhe filloi të qëllonte në klubin e muzikës country rreth orës 23:15, tha Denver Public Safety.

Sulmuesja goditi pesë kalimtarë që ndodheshin jashtë lokalit në atë kohë, të cilët u mbijetuan plagëve. Policia e Denverit publikoi të hënën një foto të sulmueses së dyshuar dhe po ofron një shpërblim prej 2,000 dollarësh për informacionin që çon në arrestimin e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: