Armand Duka, dhe pse i pezulluar nga detyra, nën hetim nga Prokuroria, një ditë më parë u rizgjodh për herë të 6-të në krye të FSHF-së. Pavarësisht se ky proces ishte shumë i kontestuar nga aktorët e përfshirë në këtë garë, FSHF vijoi procesin e votimit.

Pavarësisht këtij fakti, Armand Duka mbetet ende nën hetim nga Prokuroria për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh ndërsa Gjykata la në fuqi masën e pezullimit nga detyra.

Avokatet e Dukës apeluan këtë vendim ndërsa të enjten kreu u FSHF-së do të paraqitet në Gjykatën e Apelit për tu njohur me masën e pezullimit. Duka do të paraqitet në gjykatë në orën 12:10.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: