Kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit Amerikan, Bob Menendez, dhe anëtari Jim Risch, kanë bërë sot një deklaratë të përbashkët, në prag të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, të planifikuara për t’u mbajtur këtë fundjavë.

Zyrtarët amerikanë iu bëjnë thirrje qytetarëve shqiptare, që të dalin në votime më 25 prill, ndërsa iu drejtohen edhe autoriteteve dhe krerëve të politikës me një mesazh, që të sigurojnë që votuesit të ushtrojnë këtë të drejtë themelore të lirë.

“Ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet kombëtare në 25 Prill, ne inkurajojmë popullin shqiptar të votojë. Ne i nxisim autoritetet të sigurojnë që votuesit të jenë në gjendje të ushtrojnë këtë të drejtë themelore të lirë nga frikësimi dhe dhuna. Ne gjithashtu presim që të gjithë kandidatët të veprojnë në përputhje me normat demokratike, edhe kur bëjnë fushatë të fuqishme. Miqtë e Shqipërisë në Amerikë janë më të përkushtuar se kurrë për të mbështetur një të ardhme demokratike dhe të prosperuar për popullin shqiptar”, thuhet në deklaratë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb