Kryeministri Edi Rama deklaroi se po shikohet mundësia që Komitetit Shtetëror të kthehet në një trupë ndërkombëtare, ku të marrin pjesë dhe përfaqësues të huaj, për të parë nga afër se ku do të shkojnë fondet e mbledhura nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel.

Gjatë fjalës së tij teksa fliste për projektin për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit dhe i 26 nëntorit, kreu i qeverisë tha se nuk është e nevojshme që tani për tani të merret e gjitha shuma e kredisë.

“Edhe sikur të ktheheshim nga Brukseli pa asnjë cent, s’do linim asnjë jashtë. Po do cënonim të tjera programe. Vendet erdhën në Bruksel, pa u konsultuar me njëri-tjetrin, por duke lexuar raportin, për të cilin kemi marrë komplimente të pëlqyeshëm. Të gjithë kanë avancuar në ato angazhimet e tyre. Tani është koha për t’i ulur të gjithë në një tryezë dhe për t’i koordinuar. Shumë vende e lidhnin dhunimin me diçka konkrete. Shkolla, ujësjellës, etj., kemi pasur shumë oferta për shkolla se sa është nevoja. Ndaj duhet të bashkërendojmë. Po bëjmë përpjekje për të pasur një trupë të përbashkët, që Komitetit Shtetëror të kthehet në një trupë ndërkombëtare. Që donatorët të dinë se ku shkojnë fondet buxhetore të Shqipërisë dhe ato të akorduara prej tyre dhe të monitorojnë procesin për të garantuar transparencë. Nuk presin, ne vazhdojmë punën, pasi të gjitha gjërat janë me kalendar. Do marrim nga ajo shumë, ato që na nevojiten, kreditë janë të favorshme. S’do na duhet e gjithë shuma në këtë fazë. Ne nuk kemi asnjë problem për të përballuar këtë rindërtim që po bëjmë. Është një rindërtim që duam ta bëjmë model suksesi për të gjithë. Të përdoret si model dhe nga Komisioni nesër, në rast se do ketë largqoftë fatkeqësi të tjera në vende të tjera. S’do gjeni asnjë rast që qeveria tu japë vila falas me hapësira sipas standardeve europiane atyre që kanë humbur shtëpisë. Ose i fut në kotece, ose kur shkojnë në shtëpi, siç ka ndodhur. Nuk ka falas, i krediton në një mënyrë të caktuar, të kombinuar me një grant. Ne shtëpitë do i japim falas. Shumë më të mira se i kishin dhe pas asnjë diskutim. Ne s’do të rindërtojmë thjesht mbi truallin e shtëpisë, por gjithë hapësirën ku do të jetojnë këto familje. Thumana, kur ne të shkojmë për tu dhënë njerëzve çelësin, s’do të ketë lidhje me atë vend ku jetonin. Nga pikëpamja e gjithë asaj hapësire jetese. Ne për shtëpitë sot mund të themi me plotë gojën se mos të gjitha, pjesën dërrmuese 90-95% të tyre ti kemi të ngritura dhe njerëzit të kalojnë vitin e ri aty. Sa i përket blloqeve të ndërtimit, kantieret do ngrihen brenda këtij viti dhe në fillim të vitit tjetër. Brenda 2021, do kemi filluar të fusim një pjesë të madhe të këtyre njerëzve në apartamente. OFL është një operacion kundër krimit. Por është operacion me ndihmë të rëndësishme për të çliruar ekonominë nga tentakulat e krimit. Bashkë me një masë tjetër, që nesër do ta prezantojë në kongres, me disa masa të tjera shtesë. Mendoj dhe besoj se do të kemi një situatë ekonomie të çliruar, që do të çojë në një nivel tjetër tërësor. Duke pasur në konsideratë dhe faktin se jemi drejt finalizimit të një sërë investimesh të rëndësishme.”, tha ai.

Ndërkohë, kryeministri pohoi se sikur vendi të ishte goditur nga tërmeti në 2013-ën, kjo do të ishte një goditje e madhe dhe për ekonominë.

“Sikur tërmeti të kishte ndodhur në nëntor të 2013-ës këto biseda do të dukeshin përralla. Do kishte qenë e pamundur të rindërtohej dhe të ngrihej nga goditja në ekonomi. Jemi të gatshëm që të përballojmë goditje dhe pa mbështetje.”, pohoi Rama.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb