Kryeministri Edi Rama teksa fliste për skemën e subvencionimit të karburantit, pohoi se opozitari më i madh që ka për këtë çështje është zëvendëskryeministri Erion Braçe.

Rama theksoi se është njësoj si të kesh një mace në qafë dhe që nuk të lë të lëvizësh pa marrë atë që do.

“Ka një opozitë që është Erion Braçja. Sikur të kesh një mace në qafë që s’të lë ta lëvizësh, pa thënë atë që duhet thënë dhe pa marrë atë që duhet të hapësh. Erioni në mënyrë insistueshme ka ngritur atë që thanë çunat për skemën e rimbutrismit të karburantit. Gjeja që kam deklaruar, është që të bëhet vetëdeklarimi. Pra që çunat të thonë; kemi 500 ha tokë.”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: