“Sikur të më japin 1 milion euro nuk i kthehem asaj nate!”- kështu shprehet Bashkim Saiti rreth një prej puntatave të “Për’puthen Prime” ku ka debatuar me tone të ashpra me Arjan Konomin dhe jo vetëm.

I ftuar ditën e sotme në programin e dashurisë ku po bëhen intervista e rrëfime nga ish-konkurrentët ndër vite Bashkimi u pyet se cili ka qenë momenti më i vështirë për të në program.

“Prime i famshëm ka qenë debati unë kundër Arjanit dhe një situatë shumë e ndërlikuar që mundohemi t’i iki shumë herë por rikthehet në memorie. Shumë herë e mendoj dhe mundohem t’i largohem gjërave që nuk janë të bukura dhe nuk ishte një kujtim dhe aq i mirë. Shpeshherë mendoj pse reagova, si reagova, si mund të reagoja ndryshe. Jam i lumtur si kam reaguar, por nëse do më thoje tani se ‘Të jap një milion euro vetëm ktheje atë natë’ nuk do e riktheja”-tha ai në fjalën e tij.

Megjithatë, edhe ditën e sotme Bashkimi u përfshi në debate të ashpra me Arjanin. Ky i fundit e akuzoi se është manipulues dhe se thotë gjëra të ndryshme jashtë kamerave nga ato që thotë para tyre.

“Ti je nga ata djem që të rri deri në 5 të mëngjesit dhe thua gjëra të tjera. Kur vjen këtu thua gjëra të tjera dhe thua ‘Ti nuk di nga këto, nuk merr vesh.’ Në mënyrën më të pafytyrë dhe pa karakter që mund të bëj një njeri. Pasi ke folur dhe ke treguar 100 gjëra, thua a është ky djalë që ka thënë ato gjëra para disa orësh apo jo. Dhe me këtë mburojën e djalit të mirë që të kam krehur edhe unë bishtin, edhe të kam lustruar se ke cilësi se nuk t’i hedh poshtë. Ke këto cilësi që nuk i ka patur askush në këtë emision. Ia kalon edhe Alvisës. As pjekuri nuk ke.”- tha Arjani i revoltuar.

Nga ana tjetër, Bashkimi tha se po gënjen dhe se po e respekton vetëm prej moshës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: