TIRANE- Pas një ping-pongu në dyert e gjykatave, procesi ndaj deputetit Tom Doshi, ish-deputetit Mark Frroku dhe të riut Durim Bami, një figurë e njohur për policinë ka rinisur nga e para.

Tom Dosh, ish-kolegu i tij Mark Frroku dhe Durim Bami akuzohen për kallëzim të rremë kryer në bashkëpunim.

Sipas prokurorisë, të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin krijuan prova të rreme me qëllim që ndaj të niste një hetim penal ndaj Ilir Metës (kryeparlamentar në kohën kur u regjistrua video).

Doshi pretendonte që Meta kishte urdhëruar vrasjen e tij bashkë me ish-deputetin e PD-së Mhill Fufi dhe se këtë gjë ia kishte rrëfyer miku i tij Mark Frroku, por prokuroria pas hetimeve arriti në konkluzionin se gjithçka ishte e sajuar dhe i mori të pandehur.

Çështja e tyre kaloi në të gjitha gjykatat, nga ajo e Larta, në Kushtetuese, pastaj tek Krimet e Rënda e në fund u rikthye në Gjykatën e Tiranës.

Siç mëson “BalkanWeb”, prokuroria ka kërkuar marrjen me forcë të të pandehurve. Por njërin prej tyre, Mark Frrokun, prokurori i çështjes ka deklaruar se do t’i dërgojë sërish një fletë-thirrje pasi të parën ia dërguan në burgun e Fierit, nga i cili ai u la i lirë pak ditë më parë, duke mos pasur kështu dijeni për seancën që u zhvillua.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: