TIRANË

Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Inektive në ISHP prof. Silva Bino, ka deklaruar se sipas OBSH Shqipëria renditet në mesin e vendeve për mbulesën vaksinale në rajon. Bino tha se 44% e popullsisë target në Shqipëri janë vaksinaur me 1 dozë, duke iu përgjigjur akuzave të Vokshit për përqindjen e të vaksinuarve.

“Përqindjet janë kollaj për tu nxjerrë, bëhen dy llogari. Një llogari për popullatën target që është 2 milionë e 170 mijë dhe në popullatën target përfshihet popullata 18 vjeç e lart. Pra popullata target për çdo qeveri në fillim kur morën autorizmin e vaksinave është 18 vjeç e lart. Popullta target e Shqipërisë është 2 milionë e 170 mijë. Kalkulimet me dozë të parë e të dytë mbështeten në këtë popullatë. Në popullatën e përgjithme me të dhënat e OBSH mbulesa është 32.1%, Shqipëria nuk është e fundit por është në mes.

Me futjen e fëmijëve apo futjen e dozës së tretë ndyrshon popullata target ndryshojnë dhe shifrat. Ju u janë dhënë dozat e vaksinave që janë përdorur. Nuk ka manipulim të shifrave. Kalkulimet bëhen kollaj dhe saktë. Këto janë të dhënat tona deri tani”, sqaroi Bino në Komisionin e Shëndetësisë.
Duke ju referuar administmrit të vaksinave prof. Silva Bino theksoi se nuk ka asnjë dozë të humbur apo të skaduar deri tani ne vendi tonë. “Pa doza të humbura. Pa vaksina të skaudara. Një indikator I rëndësishëm që duhet ta ruajmë”, tha Bino.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojetjes Sociale Ogerta Manastirliu në Komisionin për Punën Çeshtjet Sociale dhe Shëndetësinë tha se qeveria shqiptare është e gatshem për sigurimin e vaksinave për uljen e fashës apo dozen e tretë, sipas propozimit të eksperteve të vaksinimit.

“Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,758,046 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 806,886 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,074,560 vaksina antiCOVID.”-tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb