Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka reaguar ndaj denoncimit të ish-ministrit të Shëndetësisë, Tritan Shehu, i cili pretendon se vaksinat kineze të mbërritura në Shqipëri, janë të skaduara dhe të pa certifikuara.

Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, Bino thekson se datat 06/ 04/ 2021 dhe 04/ 04/ 2021; të gjendura në kutitë e vaksinave janë datat e prodhimit të tyre, për dy lote të ndryshme.

Ajo thekson se data 13/ 01/ 2021 e paraqitur në falkonet e paketimit, është data e aprovimit për përdorim emergjent në Truqi. Bino thekson se për këtë gjë, të gjithë Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor janë informuar me shkresë zyrtare nga ISHP, e më tej, ato kanë informuar çdo pikë vaksinimi.

“Veç për sqarim, datat e paraqitura tek Vaksinat ndaj COVD-19 Coronavac 600U janë datat e prodhimit dhe paketimit. Për njërin lot është data 06/04/2021, ndërsa për lotin tjetër është data 04/ 04/ 2021. Ndërsa data e skadencës është 19/ 02/ 2022. Në kutinë ku paketohen flakonet data 13/ 01/ 2021 është data e aprovimit për përdorim emergjent në Turqi. Të gjitha Njësitë Vendore të kujdesit Shëndetësor janë informuar me shkresë zyrtare nga ISHP dhe më tej ato kanë informuar çdo pikë vaksinimi”, shkruan Bino.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb