Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 u shpreh se në 13 tetor do të mbahen zgjedhjet më me standarde në Shqipëri.

Zgjedhjet e 13 tetorit u shpreh ish-deputetja e LSI do të zhvillohen pa Edi Ramën kryeministër. Ajo paralajmëroi se deri më 13 tetor do të ketë zhvillime të reja në arenën politike shqiptare.

“Ne kemi pasur një qëndrim shumë të qartë lidhur me këtë gjë. Kjo është pjesë e asaj kauze të madhe që ne na ka bërë pjesë të frontit opozitar. Mosqenia e Edi Ramës në krye të qeverisë, mosqenia e ministrave të tij, qoftë edhe në role partiake apo role qeveritare apo dhe e grupit të tij parlamentar dhe deri në momentin që ato nuk do të shkojnë të përballen me drejtësinë ashtu siç do të duhet të përballeshin, padyshim që edhe në opinionin tonë edhe në bindjen tonë të plotë politike, sigurisht zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri nuk zhvillohen. Por ne kemi bindjen tjetër që deri më 13 tetor nuk do të jetë më as Edi Rama kryeministër, as Partia Socialiste apo Rilindja më mirë të them në krye të qeverisë, kështu që me të gjitha hapat që do të ndërmerren dhe të gjitha zhvillimet që do të ndodhin deri në 13 tetor besoj se do të kemi zgjedhje vendore, që nuk do zhvillohen nën drejtimin e Edi Ramës dhe Damian Gjiknurit. Kemi bindjen e plotë që deri më 13 tetor do të kemi zhvillime të jashtëzakonshme të cilat do të sjellin ndoshta për herë të parë zgjedhje me standarde shumë më të larta seç kemi pasur deri më sot”, deklaroi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb