Ish-deputetja e LSI Silva Caka nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor Shqiptar në Berat.

Rama shkroi sot se kjo drejtori u shndërruar ‘nga një mjedis deri dje me qira në pronën e mikut të asaj partisë që e dini vetë ju, në një mjedis të ri shtetëror, që flet vetë për ndryshimin rrënjësor’.

Ish-deputetja Caka shkruan drejtorin e ka emëruar vetë Rama dhe ambientet me qira ia ka dhënë po ai. Ajo i sugjeron kryeministrit të merret me gjëra të rëndësishme, si për shembull borxhi publik.

Statusi:
Ke 9 vite kryeministër dhe 5 vitet e fundit po drejton VETËM! Je ti duke e shkatërruar Shqipërinë, ndaj mos kërko alibi tek partia që 5 vite më parë të braktisi të mbyteshe i vetëm në zullumet e tua.

Aq përgjegjësi ke, sa edhe drejtorin e emërove TI (po t’a kujtoj që ka qenë Dorian Shehu nga PS) edhe ambientet me qira ia ke dhënë ti vetë atij mikut që në fillim i hoqe mandatin e deputetit e më pas e strehove në partinë tënde.

Merru me ndonjë gjë të rëndësishme si borxhi publik se po shkojnë shteti dhe bankat në faliment, se sa për fasadat e zyrave të shtetit nuk i intereson më asnjë shqiptari, përveç atyre që ke punësuar në administratë si sharës me pagesë.

Silva

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: