“Vonesa e botimit të Dekretit të Ri të Presidentit të Republikës Ilir Meta për mbajtjen e zgjedhjeve për pushtetin lokal më 13 tetor është detyrim ligjor dhe kushdo që tenton të vijojë me këtë skenar do të përballet me pasoja penale.”

Ish deputetja e LSI, Silva Caka shprehet se eksponentë të maxhoranëcës po përpiqen që të bëjnë artifica ligjore, pasi janë të vetëdishëm se shpallja nga Qëndra e Publikimeve Zyrtare të Dekretit të Presidentit ngarkon KQZ që të nisë përgatitjet për zhvillimin e zgjedhjeve të reja.

Caka thekson se Kryeministri i vendit Edi Rama kërkon që të shfokusojë vëmendjen qytetarëve nga skandalet e qeverisë së tij dhe për këtë qëllim krijon fronte imagjinare lufte me Presidentin e Republikes.

Sipas saj votuesit i bënë ballë propagandës së Ramës, duke bojkotuar votimet moniste, e për pasojë duke e nxjerrë Ramën cullak përpallë opinionit.

Caka thekson se Rama qëllimisht përhap lajme për negociata mes PD dhe PS, por harron se numri i madh i protestuesve nuk përkthehet në amnistimi ndaj Ramës por largim i tij pa kushte.

Komentet, Caka i bëri nga Studio e Emisionit “Politika Online” në Gazeta Shqiptare dhe BalkanWeb.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb