Kapiteni i skuadrës franceze të Paris Saint-Germain, Thiago Silva është votuar si lojtari më i mirë i huaj në Ligue1 për vitin 2018, nga revista France Football. Ai u shpall i huaji më i mirë në Francë duke zbritur nga froni, Edinson Cavani.

Uruguaiani fitoi si lojtatri më i mirë i huaj në vitet 2016 dhe 2017. Sulmuesi i Atletico Madrid, francezi Antoine Griezmann, fitoi një çmim të çuditshëm, “çmimin portokalli”, i cili jepet për marrëdhëniet e mira me shtypin.

Silva është pjesë e kampionëve të Francës që nga viti 2012, vit në të cilin u largua nga skuadra e Milanit për t’u bashkuar me francezët.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb