Shqipëria do të përballet me Poloninë me 27 mars, në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2024. Trajneri i Legias së Varshavës, Kosta Runjaic ka bërë me dije se sulmuesi Ernest Muçi do të grumbullohet nga tekniku i kuqezinjve, Silvinjo.

21-vjeçari është shpërblyer për paraqitjet e mira që ka bërë dhe do kontribuojë për Përfaqësuesen në fillim të kualifikueseve.

“Jemi shumë të kënaqur me Ernest Muçin. Sipas meje, në çdo lojë që luante, Ernesti kishte ndezje dhe tregonte aftësitë e tij. Tani ai është më aktiv dhe duket më i pjekur. Megjithatë, ka aspekte për të cilat duhet punuar. E kam fjalën, për shembull, për aspektet taktike. Deri më tani, ai ka treguar vetëm një pjesë të vogël të aftësive të tij. E di që ky lojtar ka ende shumë për të kursyer.

ERNEST MUÇI, Filip Mladenoviç dhe Tomas Pekhart ishin në listat e gjata të lojtarëve të thirrur. Kur bëhet fjalë për kombëtaret, për këtë është i gjithë stafi trajnerëve, i cili shkon në ndeshje dhe vëzhgon lojtarët. Nuk dua të ndërhyj në to.”-tha Runjaic.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb