Silvio Berlusconi është martuar me parlamentaren Marta Fascina, (53 vite më e re se ai), në një ceremoni që u mbajt në Vilën Gernetto në Lesmo, Brianza.

Mediat italiane kanë publikuar pamjet nga kjo ceremoni, ku Berlusconi shfaqet i veshur me një kostum Armani në ngjyrë blu, ndërsa Fascina me fustanin e nusërisë. Referuar lajmeve të medias fqinje, në këtë martesë kanë qenë të ftuar një rreth i ngushtë i çiftit. Pranë çiftit në festime është vëllai i Berlusconit, paolo dhe miqtë Fedele Confalonieri, Gianni Letta, Marcello Dell’Utri, Vittorio Sgarbi dhe Adriano Galliani.

Por kjo martesë në fakt nuk ka asnjë vlerë juridike, ndërsa mësohet se vetëm janë shkëmbyer unaza, por nuk janë kryer procedura ligjore. Marta është deputete e Forza Italia-s në Parlamentin italian dhe ka 2 vite që bashkëjeton me Berlusconin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb