Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, është shtruar për kurim në spitalin “San Rafaele” për shkak të problemeve kardiake.

Berlusconi, 79 vjeç, ndodhet në spitalin e Milanos prej mëngjesit të së martës, ku mjekët po ndjekin gjendjen e tij shëndetësore për të saktësuar problemin.

Ish-kryeministri italian kishte qenë në të njëjtin spital gjatë së hënës për disa kontrolle, të bëra për shkak të gjendjes jo të mirë, si pasojë e lodhjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb