TIRANE

Në takimin me drejtues të policisë së shtetit, Kryeministri Edi Rama dekoroi me yllin e kryeministrin, policen e plagosur gjatë protestave të opozitës, Ina Nuka. Ndërsa e konsideroi Ina Nukën, simbol të rezistencës Rama tha se sot ndjehej i çliruar nga hija kërcënuese e ankthit të 30 qershorit.

“Sot ndjehem i çliruar nga hija kërcenuese e ankthit për fatin e 30 qershorit e cila u vërtit për muaj të tërë në Shqipëri, falë një plani antikombëtar kundër zgjedhjeve kundër Shqipërisë në prag të anëtarësimit të negociatave. Faleminderit, që mbajtët me profesionalizëm një ngarkesë të jashtëzkonshme për këta muaj të mbrapsht. Mirënjohje e respekt për cdo trup policore. Mirënjohje për 16 efektivët e lënduar gjatë kohës së çmendur të protestave.

Më vjen mirë që këtu mes jush ndodhet edhe simboli i rezistencës suaj për këtë periudhë të vështirë, kolegia Ina Nuku, ra pre e një goditjeje qorre me lëndë plasesë, fatmirësisht ajo reagoi menjëherë për të shmangur cdo të keqe të mundshme, por jo gjymtimin e dorës. U gjend përballë politikës së rrugës. Sot është dita e duhur për t’i dedikuar Inës e përmes saj, që u përballët me agresionin e antishtetit, një shprehje mirënjohje duke i akorduar yllin e mirënjohjes së kryeministrit. “ u shpreh Rama, ndërsa u përkul para saj duke i puthur dorën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb