Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi foli sot dhe për një akuzë publike nga PD-ja zyrtare se simbolet e saj po përdoren nga Partia e Lirisë.

I pyetur se çfarë parashikohet në këto raste dhe çfarë masash mund të merren, Celibashi tha se nëse verifikohet një rast të tillë, subjekti që nuk e ka të drejtën, ndalohet t’i përdorë ato. E njëjta gjë sipas tij vlen dhe nëse janë të ngjashme dhe ngatërrojnë zgjedhësit.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur duhet ta shohim rastin. Me siguri që simbolet e një partie nuk mund të përdoren nga subjekt tjetër zgjedhor. Nëse verifikohet një rast të tillë, subjekti që nuk e ka të drejtën, ndalohet t’i përdorë ato. Do vlerësuar ngjashmëria. Nëse është e tillë që krijon konfuzion te zgjedhësit, të drejtën atëherë e ka ai që e posedon zyrtarisht”, tha Celibashi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb