FRANCE-Pas sulmeve në Paris, në rrjetet sociale filluan të shpërndahen mesazhet e përkrahjes me hashtag #prayforParis dhe #jesuisparis.

Imazhi e cili ka filluar të identifikohet me shprehjen e dhimbjes për sulmet terroriste në Paris e tregon Kullën e Ejfelit të përfshirë në simbolin universal të paqes.
Me anë të kësaj fotografie është duke u shprehur solidariteti me kryeqytetin e Francës, banorët e të cilit po kalojnë nëpër momente të vështira.
Autor i saj është francezi Jean Jullien, dizajner grafik i cili jeton në Londër.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb