Atletico Madridi fitoi ndeshjen e parë ndaj Juventusit në 1/8 e finales duke hedhur një hap të sigurt për në fazën tjetër të Ligën së Kampionëve. Golat për skuadrën nga Wanda Metropolitano i shënuan Jose Maria Gimenez (79′) dhe Diego Godin (83′).

Por pas golit të avantazhit të shënuar nga Gimenez, Simeone e ka tepruar pak me festimet, duke u kthyer me një gjest ofendues nga tribuna pas tij. Një mënyrë ndoshta për të shfryrë nervat pas një sfide të tensionuar ku pa që ekipit të tij t’i anulohej edhe një gol me VAR, por gjithsesi e gabuar.

48-vjeçari njihet për karakterin e tij impulsiv dhe ndoshta gjesti i tij do të dënohet nga UEFA. Ndeshja e kthimit do të luhet në Torino  më 12 mars.

https://twitter.com/19jhodgkiss/status/1098337126008193024

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb