Në një bashkëbisedim me kanalet zyrtare të Federatës Argjentinase të Futbollit, Diego Simeone është kthyer të flasë për arritjen e madhe në “Anfield”: “Futbolli është si boksi, duhet të dish se kur është momenti i duhur për të sulmuar. Ne i dimë limitet tona. Shembulli më i qartë është ndeshja kundër Liverpulit, një ekip i mrekullueshëm. E dinim se mund t’u bënim dëm. Thonë se ishim me fat, por një skuadër që po humbet 2-0 dhe reagon duke shënuar tre gola nuk tregon fat”.

Mesi, Maradona dhe Ronaldo: “Mesi dhe Diego janë të ndryshëm. Njëri është një makineri glash, tjetri ishte vetë futbolli argjentinas. Sot duket se Mesi është më i pjekur dhe ka nisur ta lërë jashtë krahasimin me Diegon. Ata të dy mund të luanin bashkë. CR7? Ta shtosh këto do e ndërlikonte më shumë temën”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb