Largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madrid padyshim që ka gëzuar kundërshtarët dhe një prej tyre është Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid. Pas kalimit të portugezit te Juventus numri 1 i madrilenëve të vegjël mendon se ekipi i drejtuar prej tij është në të njëjtin nivel me “galaktikët”.

“Nga rezultatet nuk jemi më keq se Madridi apo Barca, nga karakteristikat individuale të lojtarëve tanë, po. Pa Cristiano ne kemi arritur nivelin e Real Madridit, sigurisht”, deklaroi Diego Simeone në një intervistë për mediat spanjolle.

Fituesi i pesë herë i “Topit të Artë” ka qenë vendimtar te “Los Blancos”, pasi ndikoi jashtëzakonisht shumë në fitimin e tre Champions League radhazi, duke u shpallur golashënues. Ndërkohë, në mesin e muajit korrik ai vendosi të niste një karrierë të re për shumën 105 milionë euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb