Diego Simeone nuk rresht së deklaruari dashurinë për klubin “zikaltër” të Interit. Shumë herë zërat në merkato e kanë lidhur me një transferim të mundshëm në Itali, por ka qenë argjentinasi ai që i ka mohuar për arsyen se ka qenë nën kontratë me Atletikon e Madritit.

Djali i Simeones, njëkohësisht edhe lojtari i Xhenoas, në një intervistë e ka shprehur hapur dëshirën e madhe që i ati ka për t’iu bashkuar Interit. Ai deklaroi se babai herët apo vonë do t’i bashkohej me patjetër “zikaltërve”.

Lidhur me deklaratat e të birit, Simeone është pyetur nga gazetarët spanjoll. Tekniku u shpreh: “ai është djali i im, flas shumë me të. Fëmijët, gruaja, babai dhe të gjithë të tjerët e dinë se një ditë do të drejtoj Interin”, tha Simeone.

Ai po ashtu tha se flet shumë me djalin dhe pse jo një ditë do të mund ta transferonte edhe atë te Inter.

(er.ko/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: