Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka sulmuar Manchester Cityn duke thënë se është një klub që nuk ka histori. Në një intervistë për ‘La Nacion’, trajneri argjentinas ka krahasuar anglezët me klubte e mëdha si, Ajax, Barcelona dhe Real Madrid.

Duke folur për kampionin e Premier Ligës, Simeone ka thënë se Citiznes kanë mungesë të historisë dhe se Pep Guardiola i ka dërguar ata në një nivel tjetër.

“Kur një trajner i mirë arrin te një klub që nuk ka histori, atëherë aty fillon historia. Në momentet që ju pranoni të bëheni pjesë e një klubi, gjëja më e mirë që mund të bëni dhe më e respektueshmja: Cila është historia e këtij klubi?”, ka thënë Simeone.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb