Fotot e postuara nga një zyrtar ushtarak ukrainas tregojnë qytetin e rrënuar të Rubizhne në Ukrainën lindore që duket si Mariupol, pas bombardimeve intensive ruse. Para luftës popullsia e Rubizhne kishte rreth 60,000 banorë.

“Qyteti industrial është shkatërruar plotësisht, nuk ka asnjë ndërtesë të mbijetuar… ngjitur me oborret ka varreza”, postoi mesazhin në Telegram Serhiy Hayday, shefi i administratës ushtarake të Ukrainës për Luhansk.

Rubizhne, në veri të Severodonetsk, është në vijën e parë të ofensivës së Rusisë në lindje. Rusia dhe separatistët lokalë po përpiqen të shtyjnë forcat ukrainase nga Luhansk dhe Donetsk – rajonet së bashku të njohura si Donbas.

Hayday thotë se disa banorë të Rubizhne janë ende të fshehur në bodrume. Por shumë kanë ikur ose janë dëbuar në Rusi, thotë ai.

Në fillim të këtij muaji Ukraina raportoi se trupat e saj kishin goditur një forcë të madhe të blinduar ruse duke tentuar një kalim lumi pranë Rubizhne.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: