Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me brohwrima e flamuj nga qytetarw beratas në hyrje të qarkut.

Të lajmëruar për vizitën që Basha do kryejë sot në Berat, qytetarët beratas i kanë bërë liderit të opozitës një pritje madhështore në kufirin që ndan Beratin me Lushnjwn. Ata e kanë pritur Bashën me flamuj, buqeta me lule dhe me thirrjet “Rama ik”.

I surprizuar nga kjo pritje, Lulzim Basha ka ndaluar, i ka përshëndetur e falenderuar për këtë pritje madhështore dhe pasi ka qëndruar disa minuta me ta ka vijuar rrugën drejt qytetit të Beratit. Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pritet të zhvillojë gjatë ditës së sotme disa takime në qarkun e Beratit, të cilat do të përqendrohen jo vetëm në qytet por edhe në disa zona rurale.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb