TIRANE

Ditën e sotme qarkulloi një media një lajm që vajza e Xhevdet Ferit, Bora kishte bërë një status në rrjetet sociale në gjuhën angleze, ku zbulonte se babai i saj ndërroi jetë nga simptoma të ngjashme të Covid-19.

Por ky status i vajzës së aktorit të njohur është keqkuptuarnga mediat. Për këtë Bora ka reaguar sërish me një tjetër postim pak minuta më parë.

“Një sqarim meqë profili privat nuk është edhe aq…Të nderuar gazetarë dhe portale. Po e shkruaj në shqip meqë anglishtja ime është keq përkthyer. Im atë nuk ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë, të cilën e kishte mposhtuar suksesshëm në vitin 2019.

Arsyeja klinike e ndarjes së tij nga jeta ishte një insuficiencë e rëndë pulmonare, shkaku i së cilës nuk u zbulua. Më vonë së bashku me mjekët e nderuar që e ndoqën dhe luftuan bashkë me të deri në fund, pyetëm nëse mund të kishte qenë covid shkaktari. Simptomat që ai përjetoi ishin shumë të ngjashme.

Nuk kemi mundësi shkencore për ta vërtetuar këtë. Nuk ka asgjë tronditëse për opinionin publik në këtë mes. Siç e shoh unë ky informacion përdoret për të krijuar sensacion nga hiçi, për të kënaqur kureshtjen dhe kërshërinë (e kujt dhe për çfarë nuk e di) publike.
Nuk ka asgjë kontradiktore në atë që kam thënë në janar për sa i përket diagnozës së babit. Disa prej jush kanë përzgjedhur të raportojnë si definitif kancerin pa e konfirmuar informacionin. Të tilla raportime ishin arsyeja pse ai rrinte larg prononcimeve publike dhe me sa duket as unë s’paskam zënë mend në këtë drejtim. Sa do të rrosh do të mësosh mos Bora. “- shkruan Bora në postimin e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb