Hutimi, marramendja, problemet në të folur, paraliza e këmbëve apo duarve, mpirja pa shkak e gjymtyrëve, shtangimi, sidomos në njërën anë të fytyrës apo trupit mund të jenë shenja të pikës në tru. Simptomat varen nga ajo se cila pjesë e trurit është përfshirë. Nëse është përfshirë një pjesë e gjerë, atëherë mund të shkaktohet paraliza në njërën anë të trupit dhe pamundësimi i funksioneve të tjera, siç është të folurit dhe të kuptuarit.

Nëse është bllokuar një pjesë më e vogël, atëherë paraliza mund të prekë duart, këmbët apo fytyrën. Dhimbja në gjoks, dorë, nofull apo qafë, djersët e ftohta, dobësimi i madh trupor, mundimi për të vjellë, vjellja dhe frymëmarrja e cekët janë simptomat që bëjnë me dije për infarkt të zemrës.

Ndjenja e dhimbjes në kraharor, presioni apo problemet me tretjen nuk paraqiten te kushdo. Të moshuarit apo personat me diabet mund të përjetojnë infarkt pa dhimbje. Simptomat mund të përfshijnë dobësimin, marramendjen e papritur, të rrahurat më të forta të zemrës, vështirësitë në frymëmarrje, djersitjen e madhe, mundimin dhe vjelljen. Ndjeshmëria dhe dhimbja në pjesën e nëngjurit, dhimbja e gjoksit, vështirësimi i frymëmarrjes dhe pështyma me gjak janë simptoma që tregojnë se ka mundësi që të kemi të bëjmë me trombozë të këmbës, sidomos nëse keni qëndruar një kohë të gjatë ulur.

Nëse në këmbë formohet droçka e gjakut, mund t’ju duket sikur këmba ju është ënjtur dhe ju është bërë e ndjeshme në prekje. Nëse ndjeni një dhembje të papritur në gjoks apo mbeteni pa ajër, ka mundësi që një copë e trombit (droçkës) së gjakut të ketë arritur në mushkëri. Kjo gjendje është e rrezikshme për shëndetin.
URINA ME GJAK, NË MUNGESË TË DHIMBJES
Gurët veshkorë, infektimet e fshikëzës së urinës apo prostatës janë shkaktarë të shpeshtë të pranisë së gjakut në urinë, probleme të cilat zakonisht përcillen me dhimbje. Por, kur vëreni praninë e gjakut në urinë dhe nuk keni dhimbje, atëherë nuk duhet të prisni, por të shkoni menjëherë te mjeku, meqë mund të bëhet fjalë për fazën fillestare të kancerit të veshkave.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb