I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News 24 mjeku infeksionist Tritan Kalo ka thënë se koronavirusi ka simptoma të njëjta me atë të një gripi stinor siç janë temperatura apo dhimbja e kokës.

Një person i prekur me koronavirus dallohet që ka këtë virus pas ekzaminimeve. Për një person të dyshuar Tritan Kalo thotë se qëndron në karantinë dhe ekzaminohet me një trajtim deri në 14 ditë.

Nëse shfaq simptoma atëhere më pas bëhet një kontroll për të bërë dallimin nëse personi i dyshuar ka grip të thjeshtë apo koronavirus.

 

”Deri në këtë moment ka paqartësi. Por përderisa janë shfaqur raste në distancë nga Kina atëhere është përcaktuar që transmetohet nga njeriu në njeriu.

Një mjek francez që i ka shërbyer pacientëve, e ka marrë koronavirusin. Ekziston infektimi ndërhuman. Sipas një shkalle të infektimit, 1 person i i nfektuar mund të infekojë jo më shumë se 2.2 të tjerë. Fruthi mund të infektojë më shumë se 8 të painfektuar.

Shenjat janë si për gripin stinor. Simptomat klinike janë të njëjta. Temperaturë, dhimbje koke. Nuk dallohet vetëm me izolimin e pacientit.

Po të shohësh me kujdes ka pacientë në të gjithë Kinën. Dhe të prekurit duhet të ndiqen me kujdes.

Trajtimi është maksimumi 14 ditë. Pra në kaq ditë të mbahen në Kinë, të observohen dhe nëse kanë simptoma si gripi mbahen, nëse nuk kanë lejohen.  Por edhe nëse kanë simptoma duhet që të përcaktohen nëse ka grip të thjeshtë sezonal apo koronavirus.”- tha Kalo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb