TIRANE
Prej disa ditësh mediat rozë po qarkullon lajmi se Sinan Hoxha do të bëhet baba për herë të dytë. Shkak për këtë u bë një fotografi e publikuar nga bashkëshortja e tij, Andrra, në të cilën i dallohej barku i fryrë.
Megjithatë këto fjalë mbeten vetëm në kuadrin e thashethemeve, sepse Sinani i ka mohuar këto zëra shkruan RevistaWho. Ai ka thënë se lajmi nuk është i vërtetë, por shpreson që fëmija tjetër të vijë në jetë kur të jetë e shkruar.
“Unë që fle me Andrrën çdo natë s’di gjë, portalet e dinë…Ç’të them, ishalla vjen një fëmijë tjetër kur ta ketë shkruar Zoti dhe jo gazetarët”, – është shprehur Sinani. Kujtojmë se Andrra dhe Sinan Hoxha u bekuan tre vite më parë me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Ansi.
(BalkanWeb)