Një sindikatë arsimore marokene refuzoi çdo normalizim arsimor dhe kulturor me Izraelin, në mesin e planeve nga Rabati dhe Tel Avivi për të zbatuar programe të përbashkëta arsimore.

Në një letër drejtuar ministrit të Arsimit Kombëtar, Said Amzazi, Federata Kombëtare e Arsimit u shpreh kundër “përfshirjes së trashëgimisë hebreje në programin mësimor maroken”.

Sindikata denoncoi masën si një përpjekje për të transformuar sistemin arsimor për të pranuar normalizimin.

Javën e kaluar, Amzazi i tha Korporatës Izraelite të Transmetimit se ai i ofroi homologut të tij izraelit, Yoav Galant, një marrëveshje binjakëzimi për shkëmbimin e studentëve.

Të dy ministrat u dakorduan për të shënuar festivalin Mimouna, të cilin e shënon popullsia hebreje e Marokut, me pjesëmarrjen e studentëve izraelitë dhe marokenë më 4 dhe 5 prill.

Më 10 dhjetor, Izraeli dhe Maroku njoftuan rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve pas një ndërprerje 20-vjeçare.

Në vitin 2000, Maroku mbylli zyrën e saj ndërlidhëse në Izrael dhe zyrën izraelite në Rabat, si kundërpërgjigje ndaj dhunës së Izraelit ndaj intifadës së dytë palestineze dhe pezullimit të bisedimeve të paqes me palestinezët.

Vitin e kaluar, Maroku u bë vendi i katërt arab që normalizoi marrëdhëniet me Izraelin pas Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe Sudanit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb