Sindikata Ndërkombëtare e Futbollistëve Profesionist, FIFPro, ka paralajmëruar të gjithë futbollistët që të shmangin transferimet te skuadrat serbe. Sipas tyre ky vendim duhet marrë pasi atje nuk rrespektohen rregullat dhe të drejtat e lojtarëve.

Kohët e fundit në Serbi janë hasur një sërë problemesh që klubet kanë patur me lojtarët, e më kryesorja është ngatërresa me kontratat e futbollistëve, ku nuk është rënë dakort për gjatësinë kohore dhe shifrat apo pagat që palët kanë firmosur ndërmjet tyre.
h65hyh
Lajmi është publikuar nga agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, ku shkruhet: “Kujdes, transferimi në ekipet serbe, i rrezikshëm. Arsyeja? Atje nuk respektohen rregullat dhe të drejtat e lojtarëve”.

Ky konkluzion ka dalë pas kërkimeve që janë bërë, ku rezulton, se 68 për qind e futbollistëve në Serbi nuk janë paguar me kohë. Po ashtu, 89 për qind e tyre kanë qenë të detyruar për transferimin, thuhet në njoftimin e bërë nga FIFPro.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: