TIRANE

Sidrit Bejleri është një nga këngëtarët më të dashur për publikun. Së fundmi këngëtari ka publikuar këngën e tij të re “Yll i bukurisë” të cilën e shoqëron edhe me videoklip.

Bëhet fjalë për një nga këngët e albumit “Pat kenë një kohë” që do publikohet këtë vit. Kënga “Yll i bukurisë” është një kompozim i Bejlerit dhe orkestracion të mjeshtrit Shpëtim Saraçi. Gjithçka e luajtur me vegla të gjalla ashtu siç jemi mësuar të dëgjojmë gjithmonë në produksionet e Sidritit.

E veçanta është se teksti është krijuar nga bashkim vargjesh të ndryshme të huazuara nga këngë të vjetra shkodrane ku i këndohet bukurisë femërore dhe idilit të dashurisë. Subjekti i videos janë pesë të rinj që shkojnë të dëgjojnë Sidritin live bashkë me bandën e tij, (përbërë nga instrumentistët më të mirë të momentit).

Realizimi i videos është bërë nga kompania “ProVideo” dhe xhirimet janë zhvilluar në Shkodër dhe në ambientet e klabit ku Sidriti performon çdo fundjavë. E pashmangshme që në këngë të ndjehen notat e tabanit ashtu siç vjen jo rralle ky artist.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb