Nga: Shaban MURATI

TIRANE– Nuk dihet c’po ndodh me shtetin dhe me popullin shqiptar, kur sheh se përfaqësuesit e shoqërisë civile, qe i çon për aktivitete ne Beograd, qëllojnë gjithmonë filoserbe. Drejtuesit e instituteve studimore te Shqipërisë, qe kane marre përsipër te realizojnë ëndrrën futuriste te pajtimit historik shqiptaro-serb, zgjidhen qe ta bëjnë si filoserbe.

OSBE, ku Shqipëria paguan kontribute, sa here bën panele apo dialogje shqiptaro-serbe, përfaqësuesit shqiptare i zgjedh filoserbe. Agjencitë zyrtare Shqiptare, kur zhvillojnë aktivitete dypalëshe ne Beograd, nuk çojnë punonjësit e tyre, por marrin e çojnë atje filoserbe ne profesion te lire, qe i paguajnë nga buxheti shtetëror.

Nuk dihet c’po ndodh me dy shtetet shqiptare, kur qeveritë nw Tirane dhe ne Prishtine rrethohen e shërbehen me këshilltarë jugosllave, te cilët qajnë për Jugosllavinë e Serbisë dhe urrejnë kombin shqiptar, flamurin shqiptar, identitetin shqiptar.

Nuk dihet c’po ndodh ne politiken shqiptare, kur historia e politikes shqiptare provon se monarkiste dhe antimonarkiste, komuniste dhe antikomuniste, demokrate dhe antidemokrate, çlirimtare dhe kolaboracioniste, kane nje atraksion fatal për Serbinë. Me sa duket sindroma e Stokholmit kap jo vetëm individët, por edhe shtetet, edhe popujt.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: