Djali 17-vjeçar i Sinead O’Connor ka vdekur dy ditë pasi ishte raportuar për zhdukjen e tij, ndërsa këngëtarja pretendon se ishte një vetëvrasje.

O’Connor e ndau lajmin në rrjetet sociale, duke shkruar se djali i saj “vendosi t’i jepte fund vuajtjes së tij tokësore” dhe kërkoi që “askush të mos e ndjekë shembullin e tij”.

“Djali im i bukur, Nevi’im Nesta Ali Shane O’Connor, drita e vetme e jetës sime, vendosi t’i japë fund vuajtjes së tij tokësore sot dhe tani është me Zotin. Pusho në paqe dhe askush të mos e ndjekë shembullin e tij. Fëmija im. Të dua shumë. Ji i qetë të lutem”, kishte shkruar këngëtarja në orët e para të mëngjesit të të shtunës.

Edhe policia e ka konfirmuar të shtunën lajmin për vdekjen e adoleshentit, ndërsa nuk e ka gjetur shkakun e vdekjes.

  • foto galeri

Shane për herë të fundit ishte parë të premten, ndërsa në një deklaratë të lëshuar nga policia thuhej se ishin të shqetësuar për mirëqenien e tij, kurse më pas – siç transmeton Irish Mirror – është njoftuar për vdekjen e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb