‘Po jetoj me një agorafobi paralizuese’, shkruan Sinead O’Connor në një postim në Twitter, ku kërkon ndihmë nga fansat sepse ndjehet e ‘uritur’ dhe e paaftë për të dalë dhe për të blerë ushqime.
Fansat në rrjetet sociale mobilizohen menjëherë dhe një ditë më pas këngëtarja irlandeze i siguron të gjithë: ‘Gjithçka shkon mirë tani. E gjeta shërbimin që më sjell ushqim. Jam e lumtur’.

Në adresën e saj Twitter, ku shfaqet me emrin islamik Shuhada Sadaqat, një emër që ajo e ka ndryshuar pas konvertimit në myslimane disa vjet më parë. këngëtarja e ‘Nothing compares 2 U” kishte lëshuar një mesazh të dëshpëruar ku kërkonte ndihmë: ’Në vitin, muajin dhe javët e fundit kam mbajtur të fshehtë një traumë paralize fizike akute dhe së fundmi nuk kam fare oreks… Kjo më ka bërë agorafobike duke mos dalë dot jashtë. Po vdes nga uria. Aktualisht jetoj në një pjesë shumë të largët të vendit, ku nuk është e mundur shërbimi në shtëpi për të më sjellë ushqim…’ shkruan këngëtarja e njohur, që përveç probleme fizike në të shkuarën ka pasur edhe probleme të theksuara psikologjike.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb