Banorët e Lumasit tjetër kallzim penal në SPAK,akuzojnë për “shpërdorim detyre” Kryeinspektorin pranë IKMT Tiranë,Albert Zybeja,Drejtorin e Mjedisit pranë IKMT qëndrore Oen Nallbani dhe Juristet e këtij institucioni Ueda Damiani. Ata akuzohen nga banorët se kanë falsifikuar të dhënat e paraqituara nëpër proçesverbale,me qëllim favorizimin në mënyrë kriminale të kundravajtësve,që në rastin konkret janë bashkia Kuçovë dhe firma Salillari.

Një tjetër kallzim penal është depozituar në SPAK nga banorët e Lumasit,që prej më shumë se 4-mujsh po luftojnë për të ruajtur të paprekur ujin e burimit të Sinecit. I firmosur nga 123 banorët e Lumasit,kallzimi penal është depozituar prej tyre dje në Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).Nëpërmjet këtij kallzimi penal,banorët e Lumasit kërkojnë ndjekje penale për shtetasit: Ajet Zyberaj,me detyrë funksionale Kryeinspektor i IKMT Tiranë; Oen Nallbani,me detyrë funksionale Drejtor Mjedisi pranë IKMT qëndrore Tiranë dhe Ueda Damiani,me detyrë funksionale Juriste pranë IKMT qëndrore Tiranë.

Në kallzimin penal të banorëve të fshatit Lumas,drejtuar Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK),kërkohet që të ndiqen penalisht të kallzuarit e mësipërm për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” parashkuar nga neni 248 i Kodit Penal,pasi me veprimet dhe mosveprimet e tyrë kanë shkaktuar dëme të cilat i kushtojnë Shtetit Shqiptar dhe edhe pse këta të fundit kanë detyrë të ruajnë interesat e shtetit ata janë bërë palë me krimin duke bërë mosveprime.

Në kallzimin penal drejtuar SPAK thuhet:-“Bashkia Kuçovë po bën ndërtime të paligjshme në Kanionin e lumit Sinec (zonë e Mbrojtur dhe e shpallur Monument Natyre,me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.676 datë 20.12.2002.Me pretendimin e ndërtimit të një ujësjellësi për fshatrat: Lumas,Pëllumbas,Sheqëz, Vodëz,Bardhaj,Krekëz e Koritëz,bashkia Kuçovë ka kontraktuar firmën Salillari,duke dhënë edhe lejen e ndërtimit në datë 14/10/2020.Pas monitorimit të kryer nga ADZM Elbasan në 26.07.2021,u konstatua se po kryheshin punime të paligjshme nga subjekti “Salillari” sh.p.k, që i kontraktuar nga bashkia Kuçovë për ndërtimin e një ujësjellësi kishte cënuar drejtpërdrejtë territorin e shpallur “Monument Natyre”.

Për këtë arsye Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura Elbasan i ka kërkuar institucionit të IKMT-së Elbasan të marrë masa të menjëhershme për të pezulluar punimet në këtë zonë.Nga ana e IKMT Elbasan është konstatuar nëpërmjet proçesverbalit Nr.16 datë 05.08.2021 se në Kanionin e Sinecit (monument natyre) janë kryer kundravajtjet ligjore: marrja pa leje administrative e ujit, mospajisje me autorizim,veprimtari që kryhen në kundërshtim të mbrojtjes së brigjeve dhe ndërtimin e objekteve për shfrytëzimin e burimeve.Pas këtyre konstatimeve, Kryeinspektori i IKMT-së Tiranë Ajet Zyberaj,në mënyrë kriminale nuk ka vazhduar proçedurat ligjore për marrjen e masave Administratative për kundravajtësin,me qëllim favorizimin e shkelësve të ligjit,që në rastin konkret është bashkia Kuçovë”.

Sipas banorëve të Lumasit,i kallëzuari Ajet Zyberaj,me shkresën Kthim-Përgjigje në 19.08.2021,vërteton plotësisht elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe të favorizimit të bashkisë Kuçovë,pasi të dhënat e pasqyruara në shkresë ku thuhet se deri në momentin e ushtrimit të kontrollit subjekti kishte kryer punime sipas projektit të miratuar dhe punimet po kryheshin jashtë zonës së mbrojtur,janë të dhëna të rreme dhe të falsifikuara.Banorët deklarojnë në kallzimin penal (me prova shkresore dhe video e foto ilustruese) se të dhënat e pasqyruara në këtë kthim përgjigje të IKMT-së Tiranë janë një mashtrim i hapur,pasi subjekti ka shkatërruar rreth 30% të territorit të zonës së mbrojtur të kanionit të Sinecit dhe i ka kryer punimet brënda zonës buferike dhe jo jashtë saj siç pretendohet nga Ajet Zyberaj,që në mënyrën më kriminale ka ndërprerë proçedurën për masë administrative për bashkinë Kuçovë me arsyetimin se mungonte përshkrimi dhe se nuk janë plotësuar drejtë rubrikat.

Në kallzimin penal thuhet gjithashtu se,në konstatimin e kryer nga ana e IKMT-së Tiranë dhe pikërisht nga grupi i punës i drejtuar nga Drejtori i Mjedisit pranë IKMT-së Oen Nallbani dhe Juristja Ueda Damiani,janë falsifikuar të dhënat e paraqituara nëpër proçesverbale,me qëllim favorizimin e kundravajtësve,të cilët i kanë shoqëruar këta funksionarë gjatë gjithë inspektimit “fiktiv” të kryer në Sinec.Sipas banorëve,përmbajtja e proçesverbaleve të kosntatimit të IKMt-së Elbasan është e fallsifikuar dhe konstatimi i kryer nga ana e IKMT-së Tiranë është i paligjshëm dhe kriminal.Banorët e Lumasit akuzojnë Ajet Zyberaj,Oen Nallbanin dhe Ueda Damianin se kanë mbuluar në mënyrë kriminale shkatërrimin që ka kryer subjekti Salillari sh.p.k në shtratin e lumit dhe po në mënyrë kriminale nuk kanë vazhduar proçedurat ligjore për marrjen e masave Administratative për kundravajtësin,me qëllim favorizimin e shkelësve të ligjit,që në rastin konkret janë bashkia Kuçovë dhe firma Salillari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb